Ministria e Mbrojtjes thirrje urgjente banorëve të fshatrave të Gramshit: Largohuni menjëherë nga banesat

12/08/2025 13:29

Ministria e Mbrojtjes ka lëshuar një tjetër thirrje urgjente për banorët e disa fshatrave në Gramsh, që të lënë shtëpitë e tyre.

“Për shkak të zjarreve, u bëjmë thirrje banorëve të fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë të largohen menjëherë nga banesat e tyre dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt”-njofton ministria.

Situata ka dalë jashtë kontrollit në disa fshatra, ndërsa zjarret po djegin banesat dhe banorët duhet të evakuohen.

Përveç fshatrave të përmendur, vatra zjarri ka edhe në Skënderbegas, Kukur, Sojnik dhe Mukaj, ndërsa janë nisur 4 helikopterë.

Top Channel