Një garë me qen dhe një mosmarrëveshje mes pronarëve dyshohet se u bë shkak i vrasjes që ndodhi në Prizren në 10 gusht.

Ngjarja e rëndë ndodhi të dielën, rreth orës 20:30 në lagjen “Tusuz”. Policia e Kosovës vuri në pranga autorin e dyshuar.

I pandehuri E.B., pas një mosmarrëveshjeje paraprake, në mënyrë dinake dhe duke shfrytëzuar besimin e viktimës, me dashje e privon nga jeta tani më të ndjerin H.Sh., në atë mënyrë që fillimisht i nxisin qentë e tyre në një përleshje dhe pas një fjalosjeje të shkurtër, i pandehuri papritmas dhe në mënyrë të befasishme e nxjerr thikën-patente dhe e godet H.Sh., me ç’rast i njëjti dërgohet në QKUK në Prishtinë, ku ndërron jetë nga plagët e marra“, njofton policia.

35-vjeçari me iniciale E.B. akuzohet për veprën penale “Vrasja e rëndë” “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Top Channel