Zjarr në Selitë, temperaturat e larta dhe era favorizojnë përhapjen e flakëve
11/08/2025 21:39
Një vatër zjarri është konstatuar në zonën e Selitës në Tiranë.
Një sipërfaqe e madhe me bimësi po digjet këtë mbrëmje, ndërsa era dhe temperaturat e larta ndihmojnë përhapjen e flakëve.
30 vatra zjarri janë aktualisht aktive në vendin tonë, ndërsa në jug është zona më problematike.
Top Channel