Vihet nën kontroll zjarri në Poliçan, nuk ka më rrezik për banesat
11/08/2025 09:03
Zjarri në Poliçan është vënë nën kontroll këtë mëngjes.
Aktualisht, nuk ka rrezik për banesat, ndërkohë që zjarrfikësit po neutralizojnë vatrat e mbetura.
Që pasditen e djeshme dhe gjatë natës së kaluar, era favorizoi përhapjen e flakëve, të cilat iu afruan banesave dhe spitalit të qytetit.
Në zonën e zjarrit, shkuan edhe forcat e ushtrisë. Flakët kanë përfshinë pjesën perëndimore të kodrës përreth Uzinës së Armëve, në afërsi të zonës B.
Top Channel