
Anis Mehmeti e nisi në mënyrën më të mirë sezonin e ri në Championship me skuadrën e Bristol City.
Në sfidën e parë të luajtur në transfertë kundër Sheffield Utd, fantazisti shqiptar gjeti rrugën e rrjetës në startin e pjesës së dytë, ndërkohë që skuadra e tij fitoi me rezultatin 1-4.
Ky gol ka rënë dhe në sytë e ekspertëve të Championship, duke e vendosur 24-vjeçarin në formacionin më të mirë të javës së parë të kampionatit.
Kujtojmë që Mehmeti e mbylli sezonin e kaluar me 12 gola të shënuar, teksa këtë sezon mesfushori shqiptar ka vendosur që ta nisë aty ku e la, të ndihmojë Bristol Cityn që të arrijë të ngjitet në Premier League.
Anis Mehmeti numëron vetëm tre paraqitje me Kombëtaren shqiptare, teksa nuk është grumbulluar më nga Sylvinho që nga qershori i vitit 2023.
Top Channel