“Krim mjedisor”/ Braçe publikon pamjet, koshat e mbeturinave ngjitur me qendrën shëndetësore në Selitë: Papërgjegjshmëri e bashkisë!

11/08/2025 12:48

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka denoncuar një krim mjedisor në zonën e Selitës në kryeqytet.

Ai ka publikuar një video nga qendra shëndetësore, pranë së cilës ndodhen koshat e mbeturinave.

Në këtë qytet, po nuk u çmende, është fat! Në mes të Selitës, papërgjegjshmëri e bashkisë që instiston të mbajë koshat e plehrave në derë të qendrës shëndetësore, postës e kopshtit 4. Papërgjegjshmëri e njerëzve që vijnë e hedhin mbetjet inerte të punimeve në shtëpitë e tyre këtu!

Në këtë qytet është e kot të shqetësohesh, angazhohesh, flasësh, sepse gjithkush me shumë pushtet për të vendosur koshat, më pak pushtet për të hedhur mbetjet e veta, nuk dëgjon”.

Braçe propozon të shikohen kamerat e të gjobitet individi i papërgjegjshëm.

Top Channel