
Këngëtarja amerikane Katy Perry ka ndarë me fansat në Instagram disa foto që tregojnë lëndimet që ka pësuar gjatë turneut të saj botëror “Lifetime”.
Në një postim të fundit, 40-vjeçarja publikoi disa imazhe ku shihen gjunjët e saj të gërvishtur dhe mavijosjet e shumta, ndërsa relaksohej në vaskë.
“Vazhdojmë me turne”, shkroi Perry në përshkrimin e postimit, duke treguar vendosmërinë për të vazhduar edhe përkundër vështirësive fizike.
Ky nuk është i vetmi incident gjatë turneut, pasi këngëtarja ka përjetuar momente dramatike në skenë.
Më herët gjatë muajit të kaluar, në një performancë në San Francisko, rekuizita në formë fluture mbi të cilën ishte ulur u thye papritur, duke e lënë atë të fluturonte mbi publikun.
Gjithashtu, në fund të qershorit gjatë një koncerti në Australi, një top metalik që duhej ta ngrinte mbi publikun u rrëzua papritur, duke rrezikuar seriozisht sigurinë e saj.
Megjithatë, Katy Perry po vazhdon me turneun, duke treguar profesionalizëm dhe përkushtim të jashtëzakonshëm.
Top Channel