Europa në lëvizje në prag të takimit Trump-Putin, Bloomberg: Liderët europianë dhe Zelensky do të flasin në telefon me presidentin amerikan të mërkurën

11/08/2025 17:09

Udhëheqësit europianë dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky do të flasin në telefon me presidentin amerikan, Donald Trump të mërkurën, përpara takimit të tij të ardhshëm me homologun e tij rus, Vladimir Putin të premten në Alaska, tha qeveria gjermane.

Zëvendëspresidenti amerikan, J.D. Vance do t’i bashkohet gjithashtu telefonatës, e cila është planifikuar për orën 3 pasdite sipas kohës së Berlinit, tha zëdhënësi kryesor i Kancelarit Friedrich Merz, Stefan Cornelius, në një email, sipas Bloomberg.

Putin po kërkon që Ukraina të lëshojë të gjithë rajonin lindor të Donbasit, si dhe Krimenë, të cilën forcat ruse e pushtuan në vitin 2014, si kusht për hapjen e bisedimeve për një marrëveshje të përhershme paqeje.

Zelensky ka thënë se qeveria e tij nuk do të lëshojë territor për t’i dhënë fund luftës, ndërsa udhëheqësit evropianë janë zotuar të vazhdojnë të mbështesin sovranitetin e Ukrainës.

Top Channel