Një konflikt për një vend parkimi në Shëngjin ka përfunduar me plagosjen me sende të forta të një 50-vjeçari.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e kësaj të diele në zonën e Kunes, ku përplasja mes disa personave degjeneroi në dhunë fizike.

I plagosuri Françesk Preci u godit me sende të forta në kokë dhe u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim mjekësor.

Forcat e policisë reaguan menjëherë dhe rreth një orë pas ngjarjes ndaluan në fushë të Milotit automjetin me të cilin po udhëtonin autorët e dyshuar, baba e bir, Fari Doçi, 67 vjeç dhe Edmiral Doçi, alias Edmiral Dautaj, 40 vjeç.

Nga hetimet paraprake dyshohet se autori kryesor, Fari Doçi, ka goditur me një send të fortë në kokë 50-vjeçarin, duke i shkaktuar dëmtime të rënda, ndërsa i biri ka bashkëpunuar në konflikt.

Fari Doçi u arrestua në flagrancë, ndërsa i biri u procedua penalisht për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për hetime të mëtejshme

Top Channel