“Noto drejt lirisë”/ Gara në Velipojë në kujtim të të rinjve që i iknin komunizmit me not

10/08/2025 13:14

7 notarë u nisën nga qendra e Velipojës duke përshkuar 5 kilometër me not, deri në derdhjen e Bunës, duke përkujtuan djemtë dhe vajzat që afro 40 vite më parë sfiduan diktaturën komuniste, duke kaluar kufirin me not, nën kërcënimin e armëve.

Aktiviteti “Noto drejt Lirisë” është një homazh për guximtarët e asaj kohe, të cilët treguan se liria fitohet me sakrifica.

Në aktivitet morën pjesë qytetarë nga Shkodra dhe nga të tjera zona të vendit. Për ta, emigrimi mbetet një plagë e vjetër, që vazhdon të shoqërojë shqiptarët edhe sot.

Në vitet e izolimit, dhjetëra të rinj u futen në ujërat e Bunës për të kaluar në Mal të Zi. Disa arritën të shpëtonin. Të tjerë u vranë nga forcat e regjimit.

Top Channel