OpenAI marrëveshje 38 miliardë dollarëshe me Amazon për akses në cloud						
								
			Në një valë masive solidariteti në më shumë se 100 vende turistike në të gjithë Greqinë, qytetarë, organizata të pavarura dhe shoqata për të drejtat e njeriut kanë bashkuar zërat e protestës në përkrahje të popullit palestinez, duke dënuar gjenocidin e vazhdueshëm nga Izraeli në Rripin e Gazës.
Që nga pasditja, protestuesit e parë u mblodhën jashtë Parlamentit grek në Athinë, ku vendosën foto të fëmijëve nga Palestina që janë vrarë ose plagosur rëndë nga bombardimet dhe konflikti i armatosur.
Ata hedhën parulla kundër qeverisë dhe ushtrisë izraelite si “Liri në Palestinë”, ” Maskarai nuk njeh kufij”, “Ne jemi të gjithë fëmijë të Gazës, jemi të gjithë palestinezë”.
Gjithashtu bënë thirrje për çlirimin e Palestinës dhe një fund të menjëhershëm të gjenocidit.
Edhe në Selanik, qendra e qytetit u bllokua për disa orë nga pjesëmarrja masive në mitingun e protestës të organizuar në këtë qytet.
Dita e solidaritetit në Greqi për Palestinën përkoi me deklaratën e pesë anëtarëve të Bashkimit Evropian në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Sllovenia, Mbretëria e Bashkuar, Franca Danimarka dhe Greqia, me të cilën kanë dënuar vendimin e Izraelit për të zgjeruar operacionet ushtarake në Gaza duke i bërë thirrje ta anulojë vendimin.
Deklarata thekson se vendimi i qeverisë izraelite mund të shkelë potencialisht ligjin ndërkombëtar, si dhe të rrezikojë jetën e pengjeve dhe civilëve të mbetur.
Top Channel