Dua Lipa shijon pushimet me partnerin dhe familjen në jug të Shqipërisë, tërheq vëmendjen me linjat dhe stilin e veçantë

10/08/2025 23:02

Këngëtarja Dua Lipa, po shijon pushimet në bregdetin shqiptar, duke ndarë me ndjekësit e saj disa momente nga ditët e fundit të verës.

Në përshkrimin e postimit, ajo shkroi me humor: Po pushoj eshtrat e mia para se të vazhdoj të kërcej në të 30-at


Fotot tregojnë këngëtaren duke marrë rreze dielli me bikini me pika, momente intime me partnerin e saj, si dhe portrete të saj gjatë një mbrëmjeje verore, ku shfaqet me bizhuteri të mëdha dhe stil të veçantë.

Postimet kanë marrë mijëra reagime e komente nga fansat në mbarë botën.

Këto pushime vijnë pak ditë pas përfundimit të festivalit “Sunny Hill”, ku Dua Lipa ishte një nga organizatoret dhe performueset më të pritura të eventit.

Top Channel