Vijojnë zjarret në Finiq dhe Mirditë/ Ndërhyjnë nga ajri “Black Hawk” dhe “Canadair”, zjarrfikësit pozicionohen përreth fshatit Livinë

09/08/2025 13:10

Flakët vijojnë ende të djegin sipërfaqe toke në Finiq dhe Mirditë.

Flakët në fshatin Livinë të Finiqit janë vendosur nën kontroll dhe aktualisht nuk paraqesin rrezik për banesat. Operacionet për shuarjen e zjarrit po zhvillohen  nga ajri me helikopterin Black Hawk dhe avionin kroat Canadair, ashtu edhe nga toka.

Mjetet zjarrfikëse dhe forcat tokësore janë pozicionuar përreth fshatit, në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo moment.

Autoritetet mbeten në gatishmëri të plotë për të shmangur çdo rrezik të mundshëm për komunitetin.

Ndërsa në Mirditë operacionet për shuarjen e zjarreve në zonën e Mirditës vijojnë me mbështetjen e mjeteve ajrore. Deri tani, avioni “Canadair” nga Italia ka realizuar 7 hedhje mbi vatrat e zjarrit, duke lëshuar rreth 50 mijë litra ujë në terren.

Ndërhyrja nga ajri po kombinohet me punën e forcave tokësore dhe mjeteve zjarrfikëse, të cilat po operojnë për izolimin dhe shuarjen e plotë të flakëve.

Top Channel