Inspektori Klajdi Mustaj i cili shpëtoi tre qytetarë të plagosur gjatë një aksidenti në aksin rrugor Levan-Fier është nderuar me Certifikatën për Shërbime të Dalluara.

Gjatë mbrëmjes së djeshme në Qafë Koshovicë, një automjet tip “Benz” doli nga rruga dhe u përmbys.

Në mjet udhëtonin katër persona, tre prej të cilëve mbetën të plagosur dhe u transportuan me urgjencë në spitalin e Fierit për të marrë ndihmë mjekësore.

Mësohet se njëri prej tyre, një 17-vjeçar, ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Mesazhi i Drejtorit të Përgjithshëm Ilir Proda:

“Veprimi i Inspektor Klajdi Mustaj tregon më së miri misionin e Policisë së Shtetit: të jemi aty ku qytetarët kanë më shumë nevojë për ne. Guximi, profesionalizmi dhe reagimi i shpejtë i punonjësit tonë në shpëtimin e tre bashkëqytetarëve është shembull frymëzues për të gjithë trupën policore. I shpreh mirënjohjen time dhe të gjithë Policisë së Shtetit për këtë akt human e profesional. Faleminderit për guximin dhe zemrën e madhe që tregove në shërbim të qytetarëve.

Angazhimi, përkushtimi, profesionalizmi, sakrifica, ndershmëria dhe humanizmi duhet të jenë motoja jonë në përmbushjen e detyrës, fytyra dhe imazhi i ri i Policisë së Shtetit.”

Inspektor Klajdi Mustaj është pjesë e Policisë së Shtetit prej shkurtit 2024, kur përfundoi Kolegjin Profesional për Patrullë të Përgjithshme. Ka përfunduar studimet për Shkencat Juridike (Bachelor) dhe aktualisht vazhdon studimet për Master.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta