
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka kritikuar ashpër planin e Izraelit për të marrë kontrollin e qytetit të Gazës, duke e cilësuar vendimin si “një përshkallëzim të rrezikshëm” që rrezikon “të thellojë pasojat tashmë katastrofike për miliona palestinezë”.
The Guardian shkruan se në deklaratën e bërë publike nga zëdhënësi i tij, thuhet se ky vendim “do të sjellë zhvendosje të detyruar shtesë, vrasje dhe shkatërrim masiv, duke e shtuar edhe më tej vuajtjen e paimagjinueshme të popullatës palestineze në Gaza.”
Guterres e përsëriti qëndrimin e tij edhe në një postim në rrjetin X: “Jam thellësisht i alarmuar nga vendimi i qeverisë izraelite për të ‘marrë kontrollin e qytetit të Gazës’. Ky është një përshkallëzim i rrezikshëm dhe rrezikon të thellojë pasojat tashmë katastrofike për miliona palestinezë. Mund të vërë në rrezik edhe më shumë jetë, përfshirë ato të pengjeve që ende mbahen. E përsëris thirrjen time urgjente për një armëpushim të përhershëm, akses të pakufizuar humanitar në të gjithë Gazën dhe lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve.”
I’m gravely alarmed by the decision of the Israeli Government to “take control of Gaza City”.
This marks a dangerous escalation & risks deepening the already catastrophic consequences for millions of Palestinians.
It could further endanger more lives, including of the remaining… pic.twitter.com/nHxXTWNaFn
— António Guterres (@antonioguterres) August 8, 2025
Top Channel