Rikthehet filozofia e Luzajt, pas dhjetë vitesh studim botohen katër vepra, priten edhe gjashtë vëllime të tjera Peizazhe plot ekspresivitet, elementë të kostumografisë dhe kompozime të kujdesshme përbëjnë ekspozitën më të fundit të piktorit Agron Polovina, e hapur në qytetin e Pogradecit.
Në 38 punime, artisti vendos në qendër pamjet piktoreske dhe detajet e qytetit liqenor, kostumet popullore shqiptare, si dhe fragmente nga realiteti i përditshëm, duke i shndërruar në mesazhe të fuqishme që arrijnë te publiku në një formë të veçantë.
Sipas artistit, Pogradeci, kostumografia popullore shqiptare dhe realiteti kanë qenë gjithmonë burime frymëzimi për krijimtarinë e tij. Këtë herë, ai i ka përmbledhur në tre cikle artistike, të cilat i prezanton për publikun në këtë ekspozitë.
Me stilin e tij të dallueshëm, që bashkon impresionizmin me frymën postbizantine Polovina krijon një realitet të ri artistik ekspresiv, të pasur me ngjyra të gjalla dhe kontraste të theksuara duke e kthyer çdo pikturë në një përjetim unik vizual.
Top Channel