
09/08 23:02
Një aheng familjar në një nga restorantet e zonës së Shkabajt, përgjatë magjistrales Prishtinë–Mitrovicë, është kthyer në skenë dhune.
Këngëtari i njohur Shpat Kasapi dhe,Albin Kasapi, janë sulmuar fizikisht gjatë një përplasjeje që ka ndodhur në ambientet e lokalit.
Sipas mediave në Kosovë, të lënduarit janë Shpat Kasapi, rreth 40 vjeç, dhe Albin Kasapi, rreth 47 vjeç. Të dy kanë deklaruar se janë sulmuar nga tre persona: Feim Kicaj (62), Bledar Kicaj (36) dhe Blerim Kicaj (29).
Me urdhër të prokurorit të rastit, Feim Kicaj është ndaluar për 48 orë, ndërsa dy personat e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur motivet dhe rrethanat e konfliktit.
Top Channel