
France Football ka zbuluar listën e 30 lojtarëve më të mirë të sezonit të kaluar që do të konkurrojnë për tu kthyer në shtëpi me trofeun më prestigjioz individual në footboll.
Ceremonia do mbahet më 22 shtator në Paris.
Tridhjetë emra të mëdhenj, me disa surpriza, por shumë nomonime të pritshme. Natyrisht, prania masive e lojtarëve të PSG-së bie në sy, një ekip që dominoi sezonin e kaluar dhe do të garojë për trofeun me Dembelé, Vitinha dhe Donnarumma mbi të gjithë.
Gigi është i vetmi italian në listë e lojtarëve nga Serie A është mjaft e shkurtër dhe përfshin vetëm Dumfries dhe Lautaro nga Interi dhe McTominay nga Napoli. Holandezi i Interit është sigurisht një emër i papritur, argjentinasi kthehet në listë pasi përfundoi i shtati sezonin e kaluar, ndërsa skocezi është një zbulim pas sezonit të tij të shkëlqyer me Napolin.
Pasardhësi i Rodrit, fituesi i vitit të kaluar, do të zbulohet më 22 shtator. Fituesi pritet të jetë mes lojtarëve të PSG-së, që triumfoi në të gjitha kompeticionet ku mori pjesë. 100 gazetarët që përbëjnë jurinë votojnë sipas kritereve të mëposhtme: performancat individuale, karakteri vendimtar ose spektakolar, vlera kolektive dhe trofetë e fituara. Klasi dhe loja e ndershme u shtohen gjithashtu këtyre kategorive. Çdo anëtar jurie zgjedh 10 emra, duke i dhënë të parit 15 pikë, të dytit 12, të tretit 10, të katërtit 8, të pestit 7, të gjashtës 5, të shtatit 4, të tetit 3, të nëntit 2 dhe të dhjetit 1.
Lista e plotën përfshin: Dumfries, Dembelé, Donnarumma, Bellingham, Haaland, Doué, Guirassy, Kvara, Nuno Mendes, Joao Neves, Mbappé, McTominay, Lautaro Martinez, McAllister, Lewandowski, Kane, Hakimi, Gyokeres, Fabian Ruiz, Rice, Raphinha, Olise, Palmer, Pedri, Salah, Vinicius, Van Dijk, Yamal, Vitinha dhe Wirtz.
Top Channel