Rama publikon pamjet nga Qafë Thana: Përfundojnë punimet për riparimin e shtresave asfaltike dhe përmirësimin e sinjalistikës
07/08/2025 10:30
Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga aksi rrugor Qafë Thanë – Dogana Qafë Thanë këtë të enjte.
Aty kanë përfunduar punimet për riparimin e shtresave asfaltike dhe përmirësimin e sinjalistikës horizontale dhe vertikale.
“Përfundojnë punimet për riparimin e shtresave asfaltike dhe përmirësimin e sinjalistikës horizontale dhe vertikale në segmentin rrugor Qafë Thanë – Dogana Qafë Thanë. Një ndërhyrje që lehtëson qarkullimin e automjeteve dhe rrit sigurinë rrugore”, shkruan Rama.
Top Channel