“Perla e Ballkanit”/ “Le Figaro” sugjeron Shqipërinë për turizëm kulturor: Vizitoni momentet arkeologjike, njihuni me traditat dhe kuzhinën plot shije

07/08/2025 13:39

Shqipëria po afirmohet si një nga destinacionet më premtuese në turizmin ndërkombëtar, duke tërhequr vëmendjen për autenticitetin kulturor, natyrën e paprekur dhe përvojat që tejkalojnë pritshmëritë e vizitorëve.

E përditshmja franceze “Le Figaro”, që i dedikohet udhëtimeve kulturore, e ka renditur vendin tonë ndër pesë destinacionet më të mira kulturore për udhëtime të organizuara. “Nga kryeqyteti i Shteteve të Bashkuara tek thesaret e Rilindjes Italiane, duke përfshirë vendet e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s, në Shqipëri këto destinacione ofrojnë një ndërthurje të peizazhit dhe kulturës”, përshkruhet në artikull.

Mes të tjerash, “Le Figaro” e cilëson Shqipërinë si një perlë të vërtetë të fshehur të Ballkanit, joshëse me pasurinë e historisë së saj dhe diversitetin e peizazheve të saj.

Sipas saj, vizita në Shqipëri është një udhëtim nëpër kohë, ku qytetërimet e lashta ilire, greke dhe osmane kanë lënë gjurmët e tyre në çdo cep të vendit.

Në artikull rekomandohet për turistët që të vizitojnë Tiranën, Gjirokastrën, Beratin dhe Butrintin, “ku autenticiteti kombinohet me shkëlqimin e vendeve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s”.

Ajo që e bën vërtet të veçantë Shqipërinë sipas Le Figaro” nuk janë vetëm momentet dhe sitet arkeologjike, por mikpritja e popullit, pasuria e traditave dhe si dhe kuzhina plot shije.

Shijoni një byrek krokant, dëgjoni polifonitë shqiptare të listuara në UNESCO dhe eksploroni tregjet e gjalla, ku ndërthuren aromat mesdhetare dhe ndikimet orientale”, sugjeron Le Figaro.

Top Channel