Mallakastër/ Kamioni përmbyset në rrugë, bllokohet qarkullimi i mjeteve

07/08/2025 13:18

Një kamion u përmbys këtë mesditë në rrugën e Poçemit, në afërsi të Mallakastrës.

Drejtuesi i mjeti shpëtoi pa lëndime, ndërkohë që aksidenti shkaktoi bllokim e aksit Poçem-Akerni (aeroporti i Vlorës). Qarkullimi i mjeteve i ndalua për pak orë, si pasojë e inerteve që ranë në rrugë.

Ende nuk dihet çfarë e shkaktoi përmbysjen e kamionit, ndërkohë që pritet zbardhja nga grupi hetimor.

Top Channel