“Gjysmë miliardë euro për aktivitete që të ndikonte te qytetarët”/ Berisha vijon me “farsën elektorale”: Inaugurime edhe në ditën e heshtjes zgjedhore

07/08/2025 14:19

Kryedemokrati Sali Berisha vijon akuzat për “farsë elektorale” dhe pretendimet për vjedhje votash në zgjedhjet e 11 majit.

I palodhur me konferencat për mediat, që i zhvillon çdo mesditë, për më se një orë, kryedemokrati akuzoi qeverinë dhe Partinë Socialiste për shkelje të Kodit Zgjedhor, pasi sikurse tha “promovimet dhe inaugurimet e rrugëve vijuan deri ditën e heshtjes zgjedhore”.

Njëri nga aspektet më kriminale të farsës elektorale 11 maj 2025, ishte përdorimi i ngjarjeve, prokurimeve të cilat tejkalojnë mbi gjysmë miliardi euro për qëllime elektorale për të ndikuar votën e qytetarëve shqiptarë. Në periudhën janar gjer në 11 Maj, periudhë në të cilën ligji elektoral, neni 91/3 i tij ndalon prokurimet, ndalon ngjarjet, aktivitetet, organizimin e tyre, aktivitetet që mund të kenë ndikim në zgjedhje dhe sipas raportit të OSBE-ODIHR, pikërisht në këtë periudhë u organizuan 4500 veprimtari kombëtarë dhe ndërkombëtare, përfshirë ‘Giro d’Italia’, 7 mln euro një organizate private ditën e votimit dhe një ditë para zgjedhjeve“, u shpreh Berisha.

Më tej, vijoi me akuza ndaj të gjithë kryebashkiakëve socialistë, për të cilët tha se kanë vepruar në shkelje të ligjit gjatë fushatës. Madje, ishte i mirëpërgatitur, pasi kishte shënuar të gjitha datat e aktiviteteve që p[ërmendi në konferencë:

Vangjush Dako me pantallona, apo Emirjana Sako me 13 Janar 2025, në kundërshtim flagrant me ligjin promovon ndërtimin e dy unazave të qytetit.

E promovoi njëherë Rama tani Emirjana, Gjushi me pantallona.

Me 17 janar paraqitja publike infrastrukturë e re për varrezat, Bashkia Durrës. Vazhdon kjo nuk ka të ndalur, është e shfrenuar në shkallë ekstreme në raport me ligjin.

20 Janar 2025-Emirjana Sako: Shpallje për përfundimin e punimeve në rrugën ‘Bletaj’ në Rrashbull, Bashkia Durrës

27 Janar 2025-Emiriana Sako: Promovimi i infrastrukturës publike-Shëtitorja e Plazhit, Bashkia Durrës. Për të 15 herë flitet për këtë çështje.

17 Janar 2025-Emiriana Sako: Paraqitje publike-Infrastrukturë e re për varrezat, Bashkia Durrës. E përsërit vazhdimit kjo.

Pjerin Ndreu. Mund ta quash mafiozi, mund t’i japësh çdo mbiemër. Me asgjë nuk mund të përshkruhet veprimtaria kriminale e këtij individi dhe lidhjet e tij të pamohueshme me kanabizimin e qarkut.

Pra këto ishin disa nga aktivitetet ku janë përdorur fondet dhe buxheti i shtetit për të ndikuar në zgjedhje.

Fotografia e fundit, mundësisht fiksojeni pak, para burgosjes së Erion Veliajt. Edi Rama promovon investimet në Qytetin Studenti dhe me 5 shkurt inauguron shkollë në Kukës.

Më 6 shkurt Edi Rama promovon projektin urban të bashkisë Patos.

Ramaduro inaugurimin e shkollës ‘Bardhyl Pojani’ në Maliq.

Ramaduro promovimi i infrastrukturës së gjimnazit, bashkia Lushnje.

Të gjitha në shkelje flagrante të ligjit.

13 Shkurt 2025-Ramaduro: Promovimi i Autostradës Elbasan–Qafë Thanë (Korridori VIII)18 Shkurt 2025-Ramaduro: Infrastrukturë rrugore Rruga Kombinat-Ndroq–Plepa

28 Shkurt 2025-Ramaduro: Infrastrukturë spitalore-Spitali Bashkiak i Mirditës. Spitali Bashkiak i Mirditës, imagjinoni tani.

5 Shkurt 2025-Lushnje, Promovim i infrastrukturës rrugore

14 Shkurt 2025-Promovimi i rrugës Kombinat–Ndroq– Plepa

21 Shkurt 2025-Parainaugurimi thotë, parainagurimi i i Tunelit të Murrizit. Krejtësisht një shkelje flagrante e kodit dhe parimeve ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira.

22 Shkurt 2025-Promovimi i rrugës Qafë Qelë–Koman

25 Shkurt 2025-Punimet për furnizimin me ujë në Mamurras

Më 4 Shkurt 2025, Gjushi me pantallona apo alias Emiriana Sako, hapja e shkollës dhe kopshtit të rikonstruktuar ‘Demokracia’, Bashkia Durrës.

6 Shkurt 2025- Punime publike-Vendosja e kabllove nëntokësore të internetit në zonat urbane, Bashkia Durrës

6 Shkurt 2025 -Asfaltimi i rrugës ‘Hoxhëve’ në Arapaj, Bashkia Durrës.
Imagjinohet se çfarë bëhet me lajme, ndaj dhe dalin të gjitha këto. Ka një seri shkeljesh të tjera.

7 Shkurt 2025-Emiriana Sako: Paraqitje publike e shembjes së shkollës ‘Met Hasa’, Bashkia Durrës

10 Shkurt 2025-Emirjana Sako: Promovimi i ndërtimit të gjimnazit të ri në Manzë, Bashkia Durrës

22 Shkurt 2025-Emiriana Sako: Promovimi i shkollës dhe kopshtit të ri ‘Rexhep Mezini’, Bashkia Durrës. Gjithçka kjo bën si Gjushi me pantallona që është me të gjitha tiparet e Gjushit.

25 Shkurt 2025-Emiriana Sako: Deklaratë publike e ‘Premtimit të Përmbushur’-Rruga ‘Taraku’, Bashkia Durrës

27 Shkurt 2025-Emiriana Sako: Promovimi i punimeve rrugore në Shën Vlash-‘Bajram Curri’, Bashkia Durrës“.

Top Channel