
Është dita e nominimeve për Topin e Artë 2025 dhe si çdo vit, France Football ka shpallur emrat e lojtarëve që konkurrojnë për çmimin më të lakmuar, por kjo nuk është e gjitha.
Ka shumë surpriza dhe konfirmime në listën e 30 lojtarëve të nominuar nga revista franceze, e cila shpalli gjithashtu kandidatët për çmimet
Trajneri i Vitit, Çmimin Kopa për lojtarin më të mirë nën 21 vjeç dhe Çmimin Yashin për portierin më të mirë.
“Johan Cruyff Trophy”, Trajneri më i mirë
Lista e të nominuarve përfshin, spanjollin Luis Enrique të PSG-së, favoritin për të triunfuar në këtë kategori pas tripletës së fituar me ekipin francez, gjermanin Hansi Flick, i cili fitoi të gjitha trofetë brenda Spanjës në sezonin e tij të parë me Barcelonën, holandezin Arne Slot, fitues i Premier Ligës me Liverpoolin, të mirënjohurin Conte i cili triumfoi në Seria A me napoletanët si dhe Enzo Maresca, tekniku i Çelsit i cili fitoi UEFA Conference League dhe Botërorin e Klubeve me ekipin londinez. Mungesa e Simone Inzaghi-t, i cili tani është transferuar te Al-Hilal, bie në sy pasi edhe pse e mbylli sezonin pa trofe me Interin, ai udhëhoqi zikaltrit në finalen e Ligës së Kampionëve dhe vendin e dytë në Seria A.
“Yachine Trophy”, portieri më i mirë
Gigi Donnarumma, italiani i PSG-së, është natyrisht favoriti mes kandidatëve të France Football për çmimin për portierin më të mirë të vitit 2025. Numri 1 i Italisë, fitoi tripletën me parizienët, i ndjekur nga braziliani Alisson Becker i Liverpoolit, marokenin Yassine Bounou të Al-Hilal, francezin Lucas Chevalier të Lille, veteranin belg Thibaut Courtois të Real Madridit, argjentinasin Emiliano Martinez të Aston Villas, sllovenin Jan Oblak të Atletico Madridit, spanjollin David Raya të Arsenalit, belgun Matz Sels të Nottingham Forest dhe zviceranin Yann Sommer të Interit që pati një paraqitje të shkëlqyer ndaj Barcelonës në gjysmëfinalen e Champions League.
“KOPA Trophy”, lojtari më i mirë nën 21 vjeç
Lista e të nominuarve përfshin Lamine Yamal, yllin e Barcelonës që pati një sezon të shkëlqyer me katalanasit, por e fitoi trofeun vitin e kaluar. Gjithashtu në garë është ish-mbrojtësi i Juventusit dhe Romës, Dean Huijsen. Qendërmbrojtësi spanjoll, me origjinë holandeze, u shit vitin e kaluar nga Juventusi te Bournemouth në Premier League dhe iu bashkua Real Madridit këtë vit. Kandidatët e tjerë janë mbrojtësi spanjoll Pau Cubarsi i Barcelonës, që është një nga favoritët mesfushori i Lille, Ayyoub Bouaddi, sulmuesi francez Désiré Doué i PSG-së, një tjetër kandidat i fortë për të marrë në shtëpi këtë trofe sulmuesi brazilian Estevao i Chelseat, i cili luan për Palmeiras dhe mbrojtësi i Arsenalit, Myles Lewis-Skelly, mesfushori portugez Joao Neves i PSG-së dhe talenti i Portos portugez Rodrigo Mora i Portos.
Top Channel