Pas suksesit të jashtëzakonshëm që pushtoi ekranet dhe zemrat e miliona fansave në mbarë botën, “Wednesday” rikthehet me sezonin e dytë dhe këtë herë është më i errët.

Pjesa e parë e këtij sezoni të ri publikohet sot, më 6 gusht, duke hapur një kapitull krejtësisht të ri në jetën e enigmatikes Wednesday Addams. Sezoni i dytë premton të zbulojë sekrete të fshehta dhe ngjarje që do të trondisin botën e Nevermore Academy.

Ky serial që tashmë ka bërë namin global, do të jetë sërish në dispozicion në platformën e njohur Netflix, ku fansat do të kenë mundësinë të zhytën në një botë të errët dhe plot tension.

Pjesa e dytë e sezonit do të publikohet më 3 shtator, duke sjellë një vazhdimësi të ngjarjeve që premtuan të jenë edhe më emocionuese, plot kthesa dhe mistere që do t’i mbajnë të gjithë në ankth deri në fund./ TAR

Top Channel