
Supermodelja Kate Moss, 51 vjeç, është fotografuar duke përdorur një çantë Hermès Birkin me vlerë 35,000 £ si çantë plazhi gjatë pushimeve të saj luksoze në Ibiza, ku po shijon disa ditë relaksi me vajzën e saj Lila Grace, 22 vjeç, dhe mikeshën Jaime Winstone.
Aksesorin luksoz, Kate e mbante të hapur dhe të mbuluar me rërë, teksa shëtiste përgjatë bregut pas një udhëtimi me jaht, ku ishte i pranishëm edhe i dashuri i Lilës, Yoni Helbitz.
Kate u shfaq mjaft elegante me një bluzë të bardhë, të kombinuar me bikini ngjyrë ari dhe aksesore luksoze, si byzylykë me diamantë dhe një unazë të madhe. Ajo gjithashtu kishte zgjedhur një palë syze dielli me stil për të kompletuar pamjen.
Ndërkohë, Lila tërhoqi vëmendjen me bikini të zezë të vogël, duke nxjerrë në pah format e saj dhe stilin që dukshëm është trashëguar nga e ëma. Ajo u pa duke shijuar diellin mbi kuvertën e jahtit, ndërsa Yoni notonte në det.
Pas qëndrimit në plazh, grupi u drejtua për një blerje në një dyqan lokal, duke vazhduar atmosferën e pushimeve relaksuese.
Kate dhe Lila njihen për stilin e tyre unik dhe të ngjashëm, me Lilën që ka pranuar shpesh se i “vjedh” veshjet nënës së saj. “Unë i kopjoj rrobat e saj vazhdimisht”, ka thënë Lila për një revistë në vitin 2023. “I vjedh kryesisht çantat. Nuk mund t’i vjedh këpucët – ajo është numër 6, unë jam numër 5.”
Babai i Lilës është Jefferson Hack, drejtor ekzekutiv i Dazed Media, me të cilin Kate ishte në një lidhje në fillim të viteve 2000.
Në një intervistë për Vogue, Kate ka treguar për marrëdhënien e tyre jokonvencionale, duke përmendur se tani është Lila ajo që vendos rregullat: “Më thotë: vendos SPF50, mos pi duhan… Edhe pse së fundmi më dha një kuti cigaresh si dhuratë që e adhuroj.”
Kate gjithashtu shton me humor: “Tani ajo jeton në qendër të Nju Jorkut, por për mua është ende ajo vajza ime e vogël. Në moshën e saj, ndiej sikur kisha jetuar disa jetë… por në shumë mënyra, Lila është shumë më e rritur se sa isha unë në të njëjtën moshë.”
Top Channel