Aksident në minierë, humb jetën minatori
06/08/2025 12:05
Një aksident i rëndë është shënuar paraditen e sotme në një nga minierat private në Zonën D.
Një minator 66-vjeçar, me detyrë armator, teksa po punonte për ndërtimin e një armature për të punuar minatorët e tjerë ka humbur jetën për shkak të shembjes masive të mineralit.
“Më datë 06.08.2025, rreth orës 11.40, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Bulqizë dhe ka humbur jetën, shtetasi F.V., rreth 66 vjeç, me detyrë ndihmës armator“, njofton policia.
Top Channel