VIDEO/ Zjarr në një tren në New Jersey, asfiksohen 13 persona! Krijohet kaos mes pasagjerëve, tymi mbulon zonën

05/08/2025 11:14

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu nën një vagon treni në stacionin Newport PATH në Jersey City të hënën në mëngjes, duke shkaktuar panik mes udhëtarëve dhe duke lënë të paktën 13 persona të lënduar nga thithja e tymit.

Nëntë prej tyre u dërguan në spital për trajtim të mëtejshëm. Ngjarja ndodhi gjatë orës ku ka më tepër lëvizje dhe çoi në pezullimin e përkohshëm të disa linjave kryesore mes New Jersey-t dhe Manhattanit.

Zjarri shpërtheu rreth orës 6:00 të mëngjesit poshtë një vagoni të trenit, ndërsa treni ndodhej në stacion. Tymi i dendur dhe flakët që dilnin nga poshtë vagonit përfshinë platformën, duke shkaktuar panik mes udhëtarëve të cilët përpiqeshin të dilnin me ngut nga treni dhe të ngjiteshin shkallëve të stacionit.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë pasagjerë të frikësuar që bërtasin për hapjen e dyerve dhe inkurajojnë njëri-tjetrin të qëndrojnë të qetë mes kaosit.

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) njoftoi se ka nisur një hetim për shkakun e zjarrit.

Top Channel