
Në moshën 58-vjeçare, Halle Berry duket se po e shijon jetën e saj në maksimum.
Aktorja fituese e çmimit Oscar është aktualisht me pushime dhe shpesh ndan pamje me fansat e saj. Këtë herë, ajo postoi një video në rrjetet sociale, në të cilën po peshkonte me partnerin e saj, Van Hunt, gjatë një shëtitjeje në Utah.
Ylli postoi një video në llogarinë e saj personale në Instagram që e tregon duke u relaksuar në buzë të varkës së tyre, ndërsa në njërën prej pamjeve, ajo mban me krenari një peshk që sapo ka kapur. “Pastaj… ne peshkojmë dhe bëjmë budallallëqe”, shkroi ajo në mbishkrimin që shoqëron postimin e saj, duke falënderuar gjithashtu “Kapiten Bob” për përvojën.
Top Channel