
05/08 22:58
Regjisori i mirënjohur amerikan, Francis Ford Coppola, sipas mediave italiane, është shtruar në Poliklinikën e Universitetit Tor Vergata në Romë.
86-vjeçari Coppola ishte planifikuar prej kohësh t’i nënshtrohej një operacioni në zemër në spital. Menjëherë pas shtrimit, ai thuhet se përjetoi një aritmi të lehtë kardiake dhe mjekët aktualisht po e monitorojnë gjendjen e tij.
Regjisori fitues i shumë çmimeve të filmave “The Godfather”, “Apocalypse Now” dhe shumë veprave të tjera të njohura, është me origjinë italiane dhe muajt e fundit ka qenë në Itali, në përgatitje të xhirimeve të filmit të tij të radhës.
Top Channel