Bloomberg publikon telefonatën mes të dërguarit të SHBA-së dhe këshilltarit të Putin, ja si i udhëzoi Witkoff rusët që t’i “shisnin” planin 28 pikësh Trumpit
Mbi një dekadë pas shkatërrimit të popullatave të yjeve të detit përgjatë bregut të Paqësorit të Amerikës së Veriut, shkencëtarët besojnë se më në fund e kanë gjetur fajtorin.
Vdekja masive, e cila filloi në vitin 2013, zhduku rreth pesë miliardë yje deti nga Meksika deri në Alaskë dhe vazhdon të prekë më shumë se 20 specie. “Është me të vërtetë mjaft e tmerrshme“, tha Alyssa Gehman, ekologe e sëmundjeve detare në Institutin Hakai në Kolumbinë Britanike, e cila ndihmoi në identifikimin e shkaktarit.
Ajo tha se yjet e detit të shëndetshëm, kanë “krahë të fryrë që dalin drejt përpara”. Por sëmundja që nisi më shumë se një dekadë më parë shkaktonte plagëve dhe “pastaj krahët e tyre në binin”. Më e goditura ishte specia e yllit të detit diellor, e cila humbi rreth 90% të popullatës së saj në pesë vitet e para të shpërthimit.
Pas ndjekjes së shumë rrugëve të gabuara dhe pistave të rreme, shkencëtarët tani janë të bindur se vrasësi ishte një bakter që infektonte gjithashtu molusqet.
Zbulimi, i publikuar në revistën Nature Ecology and Evolution, zgjidh “një pyetje të kahershme rreth një sëmundjeje shumë serioze në oqean”, tha Rebecca Vega Thurber, mikrobiologe detare në Universitetin e Kalifornisë, Santa Barbara, e cila nuk ishte pjesë e studimit.
Përpjekjet e mëparshme nuk e gjetën vrasësin e vërtetë sepse u fokusuan te lloji i gabuar i virusit ose hetuan mostra të yjeve të detit të ngordhur që nuk përmbanin më lëngun trupor që rrethon organet.
Top Channel