
Në qytetin e Elbasanit është hapur një qendër e re ditore për moshën e tretë e cila ofron shërbimet mjekësore bazë.
E konceptuar në formën e një salle pritje, qendra eviton radhët dhe burokracitë. Në këtë qendër të moshuarit gjithashtu asistohen në përdorimin e portalit shtetëror e-albania.
Nisur nga fakti që një pjesë e mirë e të moshuarve jetojnë vetëm, në këtë qendër ditore ata kanë mundësi të krijojnë miqësi të reja dhe të zhvillojnë aktivitete të cilat ndihmojnë në ruajtjen e aftësive kognitive, uljen e ndjenjës së vetmisë dhe izolimit që shpesh prek të moshuarit.
Përveç qendrës rezidenciale për të moshuar, në qytetin e Elbasanit funksionojnë edhe dy qendra ditore, me synimin që në të ardhmen, çdo lagje të ketë një qendër të tillë për moshën e tretë.
Top Channel