E rëndë në Vlorë! 47-vjeçari rreh gruan së bashku me vëllanë, policia gjen armë pa leje në banesë
05/08/2025 12:25
Një rast i rëndë ka ndodhur në fshatin Mekat të Vlorës, ku një 47-vjeçar ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes, i ndihmuar nga vëllai i tij.
Në pranga ranë K. P., 47 vjeç dhe F. P., 51 vjeç, vëllezër, banues në fshatin Mekat.
Këta shtetas, dyshohen se gjatë një konflikti në familje, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së shtetasit K. P.
Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit F. P., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë gjahu të llojit teke, e cila mbahej pa leje prej tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel