
Temperaturat e larta nxisin qytetarët të pushojnë drejt plazheve, por kujdes personat me diabet dhe familjare të tyre duhet të respektojnë disa rregulla shtese thonë mjeket në mënyre që të mos përballen me probleme shëndetësore të rënda.
“Vetë diabeti i dehidraton dhe duhet të bëjnë kujdes me hidratimi e matjen e glukozës”-shprehet dr. Dashamir Gjergji.
Por përveç dehidratimit, çfarë e bën një person me diabet me të riksuar se personat që kanë të tjera sëmundje kronike si ne diell apo dhe ne ujë?
“Diabetikët i kanë nervat e dobësuara. Ata nuk e ndiejnë temperaturën e rërës së nxehtë dhe mund të shkaktojnë plagë edhe më të rënda sa u shkakton diabeti. Po kështu nuk e kuptojnë ujin e ftohtë dhe ndodhin bllokimet vazale”-shprehet Gjergji.
Mjeku endokrinolog Dashamir Gjergji këshillon të bëjnë kujdes dhe me mjekimet që marrin pasi temperaturat e larta ulin efektin e tyre duke cakrosuar parametrat shëndetësore.
“Insulinat duhen ruajtur mirë pasi shpërbehen nga dielli dhe pacienti mendon se mori dozën e duhur por në fakt nuk ka marrë asgjë”.
Në Shqipëri dhe jo vetëm, numri i personave me diabet sa vjen e rritet. Çdo vit diagnostikohen 4000 raste të reja.
Top Channel