
Paniku mbretëroi në Yokohama të Japonisë mbrëmjen e së hënës (4 gusht), kur dy anije të përdorura për hedhjen e fishekzjarrëve në një festival veror u përfshinë nga flakët.
Sipas raportimeve, zjarri shpërtheu në dy nga tetë anijet që ishin në përdorim gjatë shfaqjes, duke detyruar ndërprerjen e menjëhershme të eventit.
Shikoni videon:
Sipas Autoritetit Portual të Yokohamës, pesë punëtorë që ndodheshin në njërën nga anijet u hodhën në det për t’i shpëtuar flakëve dhe u shpëtuan pak minuta më vonë. Njëri prej tyre u dërgua në spital me lëndime të lehta, sipas mediave japoneze.
Organizatorët e festivalit veror deklaruan se një defekt në sistemin e fishekzjarrëve në barka mund të ketë shkaktuar zjarrin. Policia dhe autoriteti portual kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të incidentit.
Festivali kishte planifikuar hedhjen e rreth 20,000 fishekzjarrëve gjatë 25 minutave të shfaqjes. Megjithatë, vetëm 20 minuta pas fillimit, muzika u ndal dhe pjesëmarrësit u njoftuan se aktiviteti u anulua për arsye sigurie.
Top Channel