
Pushuesit italianë përjetuan momente tmerri në plazhin e Macarese, në rajonin e Lacios, pasditen e së dielës, kur një tornado ngriti çadrat në ajër duke shkaktuar panik.
Sipas dëshmitarëve, moti u përkeqësua papritur dhe një erë e fortë përfshiu plazhin, duke hedhur çadra dhe shezlongje. Pushuesit filluan të vraponin në panik për t’u mbrojtur, ndërsa stafi i plazhit u përpoq të rivendoste rendin.
🌪️ Tromba d’aria nella spiaggia romana 🌪️
Nel pomeriggio di domenica 3 agosto, una tromba d’aria ha colpito il litorale di Maccarese, sollevando gli ombrelloni e costringendo i bagnanti alla fuga.#Maccarese #Maltempo #Spiaggia #Estate #Roma #Cronaca #Notizie #Fregene pic.twitter.com/FJ2x8JqNrC
— Money.it (@moneypuntoit) August 4, 2025
“Moti u përkeqësua papritur dhe filloi të frynte shumë fort. Çadrat u hodhën në ajër”, tha një punonjës në një dyqan plazhi në zonë.
“Zgjati disa minuta, por njerëzit ishin të frikësuar dhe vrapuan për t’u fshehur. Iu afrova rojeve të plazhit për t’i ndihmuar ata të mbyllnin çadrat dhe t’i çonin pushuesit në një vend të sigurt. Pati panik, por për fat të mirë askush nuk u lëndua. Pak më vonë, gjithçka u kthye në normalitet”, shtoi ai.
Autoritetet lokale nuk kanë raportuar për të lënduar apo dëme materiale, ndërsa theksojnë se ky është një fenomen i rrallë për stinën dhe rajonin, i cili duket se lidhet me paqëndrueshmërinë intensive të motit në ditët e fundit në Italinë qendrore.
Top Channel