
Momentet dramatike që po kalon pengu izraelit Rom Braslavsky në Gaza janë kapur në një fragment të ri të publikuar me lejen e familjes së tij nga videoja 6-minutëshe e Xhihadit Islamik.
Në këtë fragment, 22-vjeçari Barslavsky thotë duke qarë: “Po vuaj nga një dhimbje që nuk duket e mirë, nuk mund të qëndroj në këmbë ose të ec”.
I riu izraelit dëgjohet gjithashtu duke thënë “nuk kemi më ushqim ose ujë. Më dhanë diçka më parë, sot asgjë. Nuk mund të fle, nuk mund të jetoj, duhet të ndaloni atë që po bëni këtu”.
“Jam në prag të vdekjes dhe jam i sigurt se të gjithë pengjet e tjera janë në të njëjtën situatë si unë”, vazhdon Barslavsky me tone dramatike.
“My name is Rom Braslavski. I am 22 years old from Jerusalem.
I am a prisoner of the Islamic Jihad. I’ve been here almost two years.
I am suffering terribly. A suffering that doesn’t look good, my foot, I cannot stand or go to the bathroom.
I am out of food and drink…
Three… pic.twitter.com/HYf4XHB7r7— Hamas Atrocities (@HamasAtrocities) August 3, 2025
“Videoja tregon “makthin që kisha frikë ta imagjinoja është real. Frika me të cilën jetojmë është bërë më e prekshme se kurrë dhe është e rëndësishme që e gjithë bota ta shohë atë, pavarësisht vështirësisë sime për të treguar publikisht gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet djali im”, tha nëna e Barslavskit në një deklaratë.
“Nuk e kam parë kurrë djalin tim kështu. Roma nuk bërtet dhe as nuk zemërohet, ai flet me zë të ulët, me zë të dobët, si dikush që e ka pranuar faktin se nuk ka më asgjë për të luftuar dhe se mund të mos dalë që andej i gjallë. Roma im, të shikoj në sy dhe shoh zhgënjimin, zemrën tënde që të thyhet. Dëgjoj zërin tënd dhe dëgjoj dhimbjen. Nuk e di çfarë do të ndodhë, por po bëj dhe do të bëj gjithçka për të të nxjerrë që andej dhe nuk do të ndalem derisa të kthehesh në shtëpi”, shtoi ajo.
Nga ana e tij, babai i pengut izraelit, Ofir, i tha Channel 12: “Çfarë mund të them? Ai po vdes. E sheh djalin tënd duke vdekur para syve të tu dhe nuk mund të bësh asgjë.”
“Videoja e mëparshme që ishte publikuar e Romit “ishte gjithashtu e vështirë për t’u pranuar. Por ai ende kishte shpresë në sytë e tij. Tani, duket se e ka humbur. Ai nuk do të jetojë”, tha babi i tij.
Top Channel