
Nga Kim Mehmeti
Një koleg nga Tirana sot më pyeti si është e mundur që një kryeministër me aq ministra shqiptarë në qeverinë e tij dhe një presidente me këshilltar shqiptar të mos lëvizin vendit e të mos distancohen kur dëgjojnë brohoritjet shovene antishqiptare nga të cilat të rrëqethet lëkura, e që u dëgjuan në Kumanovë gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë?!
Përgjigjja është shumë e thjeshtë dhje ajo nuk e shpjegon vetëm rolin e ministrave të sotëm e as vetëm për ‘gjyshin’ shqiptar që sot e këshillon ‘tezen’ presidente – e që të dy së bashku kanë qenë ministra të qeverisë së Cërvenkovskit që vriste shqiptarë – por për të gjithë funksionarët e deritanishëm shqiptarë: ata janë shqiptarë vetëm deri sa të bëhen ministra apo këshilltarë të ndonjë burrështetasi maqedonas.
Pra që nga dita që ulen në kolltukun ministror, apo në atë të këshilltarit të ndonjë burrështetasi maqedonas, ata kanë vetëm një detyrë dhe vetëm një qëllim: t’i mbrojnë ‘punëdhënësit’ e vet nga shqiptarët dhe të jenë të pëlqyerit e tyre, duke harruar se aty kanë ardhur vetëm shkaku i një vlere ‘profesionale’ – pse janë shqiptarë!
Andaj mund të thuhet se antishqiptarinë maqedonase më së miri e mbulojnë qeveritarët tanë, si për shembull sot këta të pavlerët e të pa dinjitetshmit e VLEN’it dhe këshilltarët shqiptarë të burrështetasve maqedonas.
Top Channel