Jennifer Garner ndez thashethemet për fejesë me John Miller pas shfaqjes me unazë misterioze në dorë!

03/08/2025 17:04

Aktorja e njohur Jennifer Garner është parë këtë fundjavë me një unazë që shkëlqente në gishtin e katërt të dorës së majtë, duke nxitur spekulime për një fejesë të mundshme me partnerin e saj, biznesmenin John Miller.

Garner dhe Miller nisën lidhjen në vitin 2018, tre vite pas ndarjes së saj nga ish-bashkëshorti Ben Affleck, me të cilin ka tre fëmijë: Violet, 19 vjeçe, Finn, 16, dhe Samuel, 13.

Çifti pati një ndarje të shkurtër në vitin 2020, por u ribashkuan një vit më vonë dhe që prej atëherë kanë mbajtur një profil të ulët publik. Në prill 2025, ata u fotografuan duke shkëmbyer një puthje, çka dëshmon se marrëdhënia e tyre është më e fortë se kurrë. Në maj, Miller u pa jashtë rezidencës së Garner, duke forcuar zërat se ai është zhvendosur pjesërisht tek ajo.

Një burim tha për UsWeekly se “John praktikisht po jeton me Jennifer”, sidomos pasi ai u detyrua të largohej nga shtëpia e tij pas zjarreve të mëdha në Los Angeles. Ai ndan kohën mes zyrës së tij dhe shtëpisë së Garner.

Ndërkohë, në mars, çifti u pa në një mbrëmje romantike në Brentwood Country Mart, ku sipas dëshmitarëve, ishin të përqafuar, të buzëqeshur dhe të dashuruar si një çift i martuar. Pavarësisht thashethemeve për një rikthim mes Garner dhe Affleck pas ndarjes së këtij të fundit nga Jennifer Lopez, lidhja e saj me Miller duket më e qëndrueshme se kurrë./ TAR

Top Channel