Flodian Plaku (në të majtë) dhe Gentjan Bejtja (në të djathtë)

Flodian Plaku, i akuzuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas, u vu në pranga në Orikum këtë fundjavë.

Në operacionin që u zhvillua nga Drejtoria e Policisë së Vlorës dhe nga zv/drejtori i krimeve të rënda në këtë polici, Flodian Plakut, i cili njohët ndryshe me pseudonimin Pole Qorri, iu gjetën dy armë zjarri, raporton korrespondeti i Top Channel, Mikel Marsi.

Plaku akuzohet si njëri nga tre personat që ekzekutuan me armë zjarri, Gentjan Bejtjan në muajin mars 2024 në Lurushk të Fushë-Krujës. Bejtja u qëllua me breshëri automatiku pasditen e 15 marsit. Më herët ai i kishte shpëtuar disa atentateve po kurrë nuk bashkëpunoi me autoritetet për të treguar se kush e donte të vdekur.

Top Channel