
Një fans, rreth 40 vjeç, ndërroi jetë në koncertit e Oasis në Wembley të shtunën në mbrëmje.
Sipas Policisë Metropolitane, oficerët që ishin në detyrë në stadium u përgjigjën menjëherë, së bashku me mjekët e vendit dhe Shërbimin e Ambulancës së Londrës, pas raportimeve se një person ishte lënduar rreth orës 22:20.
“Një burrë, rreth të 40-ave, u gjet me lëndime që mund të lidhen me një rënie nga lartësia. Ai ndërroi jetë në vendngjarje”, njoftoi policia.
Mediat britanike raportojnë se burri dyshohet të ketë rënë nga pjesa e sipërme e stadiumit. Një person i pranishëm në koncert e përshkroi ngjarjen në rrjetet sociale si “horror”.
“Stadiumi ishte i mbushur, dhe besojmë se disa njerëz mund të kenë qenë dëshmitarë të ngjarjes, ose mund ta kenë filmuar me celular. Nëse keni ndonjë informacion që mund të ndihmojë në sqarimin e ngjarjes, telefononi”, bëri thirrje policia.
Grupi britanik Oasis reagoi me trishtim pas lajmit për vdekjen tragjike të fansit gjatë koncertit të tyre në stadium.
Në një deklaratë zyrtare, Liam dhe Noel Gallagher, së bashku me pjesëtarët e tjerë të grupit, shprehën ngushëllimet: “Jemi të tronditur dhe të pikëlluar. Ngushëllimet tona më të sinqerta shkojnë për familjen dhe miqtë e tij”.
Top Channel