
Erda Dervishi është një vajzë që e nisi rrugëtimin e saj akademik në Shqipëri, por u diplomua në një master të përbashkët mes universitetit të Durrësit dhe universitetit “La Sapienza” në Romë.
Ajo bëri realitet një ëndërr për të dhe të rinjtë ambiciozë që nuk kanë mundësi, apo nuk duan të largohen për studime jashtë vendit.
“Si degë m’u sugjerua nga universiteti, pasi ka qenë viti i parë që futet diploma e dyfishtë, ku në bashkëpunim me ‘La Sapienza’, ne kishim mundësi që të studionim në Durrës dhe më pas t’i transferonim studimet në Romë“, thotë ajo.
Erda nuk ishte vetëm pjesë e programit të diplomave të dyfishta, që ende numëron pak studentë, por ajo e përfundoi atë me vlerësimin më të lartë të mundshëm nē universitetin prestigjoz italian.
Në auditorët ku nisi gjithccka, Erda ka lënë pas një gjurmë të dukshme, atë të ekselencës dhe një diplome të dyfishtë që vlen, njësoj si të kishte studiuar në Itali.
Nga auditorët e Durrësit, në sallat historike të Romës, suksesi i Erdës tregon se dija nuk ka kufij dhe se ëndrrat europiane, shpesh, nisin pikërisht këtu.
Top Channel