
Në provincën Guizhou të Kinës, ku malet mbulojnë 92% të sipërfaqes, një projekt spektakolar infrastrukture po transformon përgjithmonë peizazhin.
Autostrada e re Guizhou-Luan “futet” përmes vargmaleve, nëpërmjet një urë gjigante.
Në vend të tunelëve, kthesave të shumta dhe ngjitjeve të ngadalta, Kina ka ndjekur një qasje krejtësisht të re, të “presë” malin përmes. Punëtorët kanë hequr majat, kanë rrafshuar terrenin dhe kanë hapur një rrugë të drejtë, spektakolare, që e shndërron një udhëtim të vështirë 70-minutësh në një udhëtim njëminutësh nëpër qiell.
Autostrada përshkon zona të izoluara të Guizhou-t dhe përfundon në një nga projektet më të guximshme të inxhinierisë moderne kineze ne Urën e Grykës Huajiang.
🏔️ They sliced a mountain range in half to lay down a highway. Only one country would dare to pull this off
In China, engineers didn’t bother with tunnels — they shaved off entire mountain peaks to carve a path for a new expressway. The result? A surreal road cutting straight… pic.twitter.com/xryv8jwNsE
— NEXTA (@nexta_tv) August 2, 2025
Aktualisht në ndërtim, Ura e Grykës Huajiang pritet të hapet në fund të vitit 2025. Kur të përfundojë, ajo do të jetë ura më e lartë në botë, duke qëndruar 625 metra mbi kanion – aq lart sa edhe Kulla Eiffel do të fshihej nën të.
Kjo urë e varur do të jetë 2,889 metra e gjatë dhe 1,420 metra e gjerë, me kulla aq të larta sa do të shkaktojnë marramendje edhe tek më të guximshmit. Deri tani janë përdorur mbi 49,000 ton çelik, ndërsa ndërtimi mbështetet në vinça të kontrolluar nga GPS dhe sensorë ere, që garantojnë siguri dhe saktësi maksimale.
Lidhja me fshatrat dhe të ardhmen turistike
Përveç ndikimit të madh inxhinierik, ura do të luajë një rol jetik në lidhjen e fshatrave të izoluara me qendrat urbane, duke reduktuar ndjeshëm kohën e udhëtimit dhe duke përmirësuar qasjen në shërbime e mundësi ekonomike.
Në të njëjtën kohë, zona pritet të kthehet në një atraksion turistik të madh. Projekti përfshin:shtigje prej xhami,
aktivitete ekstreme, dhe oferta të tjera që premtojnë emocione të paharrueshme.
Në internet, projekti ka shkaktuar reagime të forta – nga entuziazmi tek frika. “Vendndodhje e re makthi”, komentoi një përdorues në Reddit, ndërsa të tjerë shprehën kuriozitetin: “Si do të ndihet të ngasësh makinën mbi një hendek kaq të thellë?”
Guizhou: “Muzeu i urave të larta” të Kinës
Me përqendrimin më të madh të urave qe kane thyer rekorde në botë, provinca Guizhou tashmë ka fituar nofkën “muzeu i urave të larta”. Struktura të jashtëzakonshme shtrihen mbi kanione të thella dhe maja të thyer, duke dëshmuar kapacitetin e inxhinierisë moderne për të përballuar çdo sfidë natyrore.
Siç shkruan Supercar Blondie:
“Nëse natyra ndërton mure, inxhinierët do të gjejnë një mënyrë për t’i kapërcyer ato.”
Top Channel