Opinion nga Eduard Zaloshnja: Pogradeci mbetet mbreti i turizmit vendas

02/08/2025 10:39

Nga Eduard Zaloshnja

Pogradeci ofron diçka që asnjë destinacion turistik veror në Shqipëri nuk e ofron dot. Përbri plazhit ka një pedonale rreth 2.5 kilometra te gjatë. Përbri pedonales, ka një lulishte pothuaj aq të gjatë. Dhe përbri lulishtes, ka një shëtitore diçka më të shkurtër (ku nuk lejohet qarkullimi i automjeteve pas orës 19).

Pogradeci ofron gjithashtu çmimet më të ulëta për akomodim në hotele dhe apartamente private gjatë sezonit veror. Kurse çmimet për çadrat e plazhit dhe për ushqimet/pijet në bare e restorante nuk krahasohen me çmimet tejet të larta ne plazhet e tjerë.

Thënë të gjitha këto, në pedonalen dhe shëtitoren e Pogradecit mbizotërojnë dialektet e Shqipërisë së Mesme dhe asaj Juglindore. Shumë pak turistë të huaj duket se qëndrojnë në Pogradec.

Moti jo fort i përshtatshëm për plazh në Pogradec në javët e fundit mund të ketë ndikuar për fluksin e turistëve të huaj. Por Bashkia Pogradec duhet të mendojë për një strategji  afatgjatë të thithjes së turistëve të të gjitha dialekteve dhe gjuhëve

Top Channel