Mjeti përfundoi i përmbysur jashtë rrugës, niset drejt Spitalit të Traumës shoferi që u aksidentua në Korçë

02/08/2025 20:57

Shoferi i mjetit të aksidentuar pasditen e kësaj të shtune në Korçë është nisur drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet.

Gjendja e rënduar shëndetësore ka bërë që 31-vjeçari me iniciale R. P., të niset drejt spitalit të Tiranës me helikopter.

I riu humbi kontrollin mbi mjetin dhe përfundoi përmbys në rrugë.

Mësohet se 31-vjeçari me iniciale R.P ka marrë dëmtime në trup dhe thyerje çka kanë detyruar bluzat e bardha të spitalit të Korçës ta çojnë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Lexo edhe: Aksident në Korçë, mjeti përfundon i përmbysur jashtë rrugës! Plagoset drejtuesi

Top Channel