
Për katër ditë me radhë, qyteti i Shkodrës është kthyer në qendër të bashkëpunimit arsimor mbarëkombëtar, duke pritur edicionin e 18-të të Seminarit Mbarëkombëtar me Mësuesit e Gjuhës dhe Kulturës Shqiptare në Diasporë dhe në Mërgatë.
Mbi 250 mësues nga më shumë se 20 vende të botës janë bërë pjesë e këtij aktiviteti të rëndësishëm, që prej vitit 2007 ka kontribuar në ruajtjen dhe forcimin e gjuhës, kulturës dhe identitetit shqiptar në komunitetet jashtë atdheut.
Universiteti i Shkodrës synon të shndërrohet në një qendër kombëtare ekselence për përgatitjen dhe formimin profesional të mësuesve të diasporës.
Seminari organizohet me bashkëpunimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Kosovës.
Top Channel