83 plazhe publike në Himarë, vendosen edhe çadra falas për pushuesit

02/08/2025 12:19

Në të gjithë vijën bregdetare të Himarës, nga Palasa në Kakome, ka 83 plazhe publike të lira. Në këto stacione, pushuesit kanë akses falas, në përputhje me parimet e barazisë dhe mbrojtjes së hapësirës publike.

Për orientimin dhe informimin e qytetarëve, në çdo plazh publik janë vendosur tabela me të dhëna mbi vendndodhjen, rregullat e përdorimit dhe shërbimet përkatëse.

Në kuadër të kësaj nisme, vetëm në plazhin e Qeparos janë vendosur rreth 90 çadra publike, ndërsa 50 të tjera janë shpërndarë në plazhet e njohura të Potamit dhe Spilesë.

Ndërkohë që pushuesit vendas shprehen të kënaqur me mënyrën e re të organizimit të plazheve.

Të vetmit që kundërshtojnë janë vendasit, që dikur vendosnin çadrat e tyre prej kashte në këto brigje.

Top Channel