“Po punoj si deputet i Tiranës”/ Rama paralajmëron rregullore të re për ndërtuesit: Banorët mos të ndjejnë asnjë zhurmë, masa drastike!

01/08/2025 18:00

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot rregullore të re për kantieret e ndërtimit, ku tha se duhen eliminuar zhurmat për banorët e zonave ku ndërtohet.

Nga një bashkëbisedim live me ndjekësit në rrjetet sociale, Rama tha se kush ndërton pallat, nuk mund të bëhet problem i zonës, në të kundërt tha ai, do ketë masa drastike.

Rregullorja e re për kantieret e ndërtimit, kush ndërton pallat nuk mund të behet problemi i zonës por duhet të marri masat që zona të mos e ndjejë fare. Do merren masat për të bërë rrethimet e duhura, për mos nxjerrë në rrugë asgjë, jo duke marrë dhe trotuarin se po ndërton në pallat. Masat do jenë drastike. Do ketë dhe kontroll të kantierëve. Na del dhe një gjykatës i pacipë për një pallat pa leje”-tha kreu i ekzekutivit.

Teksa paralajmëroi disa masa, Rama tha se kjo është puna e tij edhe si deputet i Tiranës, ashtu sikurse ka bërë për Vlorën dhe Durrësin.

E fundit, në fushatën e fundit isha pjesë e Tiranës, jam dhe deputet i Tiranës, kush thotë si e qysh, dua ti them që po bëj siç kam bërë dhe siç do bëj për Vlorën dhe Durrësin”-u shpreh Rama.

Top Channel