Shiu ‘përmbyt’ rrugët në Durrës, qytetarët në vështirësi						Kujdes çfarë klikoni, sepse mund të përfundoni viktima të hakerave të cilët ndërhyjnë në të dhënat tuaja kompjuterike, falsifikojnë dhe ju zhvasin.
Trendi i krimeve online u rendit nga zyrtarja Ervina Gjana, bazuar në kallëzimet e dhjetëra të dëmtuarve që kanë kërkuar ndihmë në polici.
“Qytetarët duhet të kujdesen çfarë klikojnë, në çdo mesazh që u vjen, të kujdesen për mesazhet që janë të bashkëngjitura (attach), duke besuar se janë mesazhe që vijnë nga banka, japin të dhënat bankare, duke rënë pre e mashtrimeve dhe vjedhjeve etj.”, thotë drejtoresha e hetimit të krimeve kibernetike, Ervina Gjana.
Kjo listë e afishuar në hyrje të Gjykatës së Posaçme u përket disa proceseve ku të dëmtuarit janë shtetas të huaj që morën thirrjen mashtruese përmes call center-ave dhe që hetimet mes SPAK dhe të huajve kanë sjellë goditjen e disa grupeve. Aksioni më i fundit i kryer me gjermanët u kodua “Pandora” dhe nga kutia e këtij hetimi u zbuluan 12 qendra mashtruese, tetë persona që vepronin si oficerë të rremë që u premtonin shtetasve gjermanë rikuperimin e dëmeve, ose që kryenin mashtrim në investime.
Në konferencën e përbashkët, Oliver Hoffman tha se grupi vepronte i vendosur në 5 shtete.
“Nëpërmjet krijimit të qendrës policore të thirrjeve, nga 7.5 mijë raste të konstatuara, arritëm të pengonim 6 mijë të tilla. Edhe kur ishin raste transfertash bankare. Parandaluam humbjen e parave në një vlerë prej 1 milionë eurosh. E mbajtëm të ulët dëmin e shkaktuar. Sa i përket të dëmtuarve në Gjermani, ata duhet të nisin një proces civil me Shqipërinë, me qëllim që t’u kthehet dëmi i shkaktuar. Nuk është proces i lehtë, ne jemi gati t’i ndihmojmë me konsulencë”, thotë Hoffman.
E ndërsa dëmi më i fundit nga ky hetim llogaritet të jetë 363 mijë euro me 14 qytetarë gjermanë të mashtruar, pyetjes së TCH nëse ka apo jo ende call center-a që veprojnë si grup kriminal, prokurori i çështjes i dha këtë përgjigje:
Aktualisht SPAK po heton disa çështje për pastrim parash të fituara përmes kësaj skeme.
Top Channel