
Dy aktorët, Simon Shkreli dhe Vladimir Doda te diplomuar ne Kosovë dhe Itali, nuk do të jenë më pjesë e trupës së Teatrit “Migjeni” në Shkodër.
Vendimi është marrë nga Drejtoria e Kulturës në Bashkinë Shkodër, me arsyetimin se mungojnë efikasiteti, efektiviteti, produktiviteti dhe cilësia në punë.
Sipas të dhënave të publikuara nga vetë bashkia, Simon Shkreli nuk ka pasur asnjë rol në tre vitet e fundit, ndërsa Vladimir Doda vetëm dy.
Por të dy aktorët deklarojnë se arti nuk matet me sasi, kanë qenë të angazhuar në projekte të tjera të teatrit, ndërsa prej kohësh nuk janë organizuar audicione.
Sipas Simon Shkrelit, shkarkimi i tij, ka prapavije politike
Bashkia e Shkodrës nuk ka pranuar të sqaroje situatën për mediat, por ka zgjedhur të reagojë përmes rrjeteve sociale, ku ka publikuar statistikat zyrtare të shfaqjeve në tre vitet e fundit.
Në reagimin e saj, bashkia nënvizon se “faktet flasin vetë” dhe mes rreshtave thekson: “Talent lind, nuk të bën partia!”
Top Channel