
Katër nënkryetarë të Bashkisë Tiranë kanë dhënë dorëheqjen.
Mësohet se Frida Pashako, Andi Seferi, Keti Luarasi dhe Jonida Halili janë larguar nga detyra. Ndërkohë, katër nënkryetarët e rinj janë caktuar Ilir Mengra, Blendi Sula, Gentian Keri dhe Vasilika Vjero.
Përjashtim nga kjo lëvizje bën Anuela Ristani, që është kryetarja e komanduar e Bashkisë, në mungesë të kryebashkiakut Erion Veliaj, që ndodhet në burg. Ajo vijon të jetë nënkryetare në ekipin e ri politik të drejtimit të Bashkisë.
Në një takim që zhvilloi pak ditë më parë në këtë institucion, kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama kërkoi hapjen e garës për nënkryetarët e rinj të bashkisë. Ai paralajmëroi “rifreskim” në nivele drejtuese të Bashkisë Tiranë, sikurse është kërkuar edhe për disa Bashki të tjera në vend.
Top Channel